Mbreti vdiq, ankthi vazhdon

Duke qenë se Shteti Islamik është shumë aktiv në veri të gadishullit arabik dhe në jug rebelët e mbështetur nga Irani kanë marrë pushtetin në Jemen, interesi i Shteteve të Bashkuara për stabilitetin e mbretërisë së tyre dhe vazhdimin e mjerë dhe të korruptuar të familjes mbretërore është fatkeqësisht më i fortë se kurrë. Një mbret vdiq, por ankthi ynë saudit nuk ka përfunduar aspak.

Reagimi i i Perëndimit për vdekjen e Abdallah ben Abdelaziz Al-Saoud [më 23 janar], mbret i Arabisë Saudite dhe shërbyes i dy vendeve të shenjta, u shpreh në dy mënyra të ndryshme.

Në një rast, personalitete botërore ishin të pranishëm në ceremoninë e varrimit – flamurët u ngritën në gjysmë shtizë. Të nesërmen e vdekjes së tij, John Kerry e cilësoi të ndjerin monark, “njeri të mençur dhe me vizion” dhe “udhëheqës i respektuar”. Tony Blair u shpreh se e ai kishte “modernizuar vëndin e tij”, “vepruar me vendosmëri për dialogun ndërfetar” dhe se ai ishte “i dashur nga populli i tij, si dhe që vdekja e tij e kishte prekur thellësisht”. [Kristin Lagard nga ana e saj, deklaroi se ai ishte një mbrojtës i madh i grave].

Kategoria e dytë e reagimeve përfshinte të gjithë ata zyrtarë perëndimorë, që ndihen të lirë për të thënë të vërtetën , se Abdallah mbretëronte në një vënd i cili ishte një nga regjimet më të këqinj të planetit, me një politikë të brëndshme pothuajse karikaturale, represive dhe një influencë ndërkombëtare veçanërisht të dëmshme.

Dinastia e tij bazohet në kontrollin mafioz të një burimi natyror [të naftës], mbajtjen e një aleance kundra natyrës përmes një interpretimi shumë të ashpër të Islamit, dhe i mbrojtur nga Shtetet e Bashkuara dhe aletatët e tyre, të cilët frikësoheshin se mos monarkia rrëzohej dhe vendosej një regjim akoma më i keq.

A ishte ai një “modernizues?

Sigurisht që ai bëri disa gjeste, siç ishte vendimi për t’i dhënë të drejtën e votimit grave në disa votime dytësore. Por trashëgimia më e rëndësishme e Abdallahut vendosmërisht kundër revolucionare, siç e tregojnë përpjekjet e tij për të krijuar një lloj boshti të autoritarizmit kundër rrëzimit prej “pranverës arabe”.

A besonte ai në “dialogun ndërfetar”? Pa dyshim, me kusht që besimet e tjera të përjashtohen me kujdes nga Arabia Saudite, ku masat policore dhe fshikullimi mbikqyrin ruajtjen e uniformitetit fetar.

Sistemi

A do të ketë për “keqardhje të thellë? Sigurisht jo nga disidentët, shiitët, jo myslimanët dhe kundërshtarët e vendeve fqinje. Sa për të tjerët, ata kanë keqardhje vetëm nga frika e paaftësisë, kaosit apo të një mizorie akoma më të madhe që do të mund t’i rezevonte e ardhmja. Amerikanët duhej të merrnin pjesë në hidhërimin e mbretit të ndjerë, sepse marrëdhënia jonë me mbretërinë e tij paraqet disa ngjashmëri me ato që ai mbante me vendin e tij.

Si shumë despotë të tjerë, Abdallah ishte në një farë mase i burgosur i sistemit që ai kishte trashëguar; edhe nëse ai interesohej në mënyrë abstrakte për reformat, ai u tregua i paaftë që të merrte rreziqet e nevojshëm për t’i miratuar ato.

Dhe ne të tjerët, amerikanët, jemi të gjithë po aq të burgosur si ai: me duart e lidhura me Arabinë Saudite, të lidhur me korrupsionet e saj dhe shtypjen e saj. Ne nuk kemi asnjë mundësi imediate të lirohemi prej saj.

Një pjesë e mirë e politikës amerikane e pas luftës së ftohtë në Lindjen e Mesme mund të interpretohet si kërkimi i një mjeti për t’u çliruar nga këto pranga. Tre presidentë një pas tjetrit u përpoqën të ri-skiconin rajonin, me qëllim që aleancat tona me regjimet despotike të mos ishin më të pashmangshme, as dhe të nevojshme. Të tre dështuan.

Për Bill Clintonin, zgjidhja e konfliktit israelo-palestinez do të ishte si një katalizator – sipas modaliteteve asnjëherë të qartësuara krejtësisht – i cili do të sillte reforma dhe progres në të gjithë botën arabe.

Për George W. Bushin, apo dhe për këshilltarët e tij ambiciozë, pushtimi i Irakut duhej të sillte një alternative të shkëlqyer për aleancën tonë me Arabinë Saudite – një marrëdhënie të veçantë në Lindjen e Mesme, por këtë radhë me një demokraci liberale të pasur në naftë.

Nën presidencën Obama, pamë të lindin shumë idera mbi mënyrën e “reshtimit sërish të interesave dhe vlerave tona”, siç e formuloi një drejtues i administratës gjatë fushatës tonë në Libi.

Presidenti përdori të gjitha burimet e retorikës për të bërë gjëra jashtë mundësive, apo të paktën të mbulonte afërsinë tonë me tiranët; ai e provoi në Libi dhe në mënyrë më hezituese në Egjipt, për të pozicionuar administratën e tij pranë “pranverave arabe”. Kerry dhe Obama u përpoqën të rinisnin procesin e paqes izraelo-palestinez; madje ai ka kërkuar të përfundonte një lloj marrëveshje për reshtimin përsëri me frontin tjetër të mizorisë, Republikën islamike të Iranit.

Projekti iranian është gjithmonë në vazhdim, por deri tani të gjitha këto përpjekje kanë shpënë ose (në rastin e kryqëzatës tonë libiane) në kaosin e plotë, ose kanë shkaktuar një kthim në situatën e mëparshme, në të njëjtën statu quo moralisht korrozive.

Alternativat

Përvojat e Obamës në këtë çështje rezultojnë me të njëjtin bilanc si ato të Bushit, megjithëse me një kosto më të vogël gjaku dhe paraje. Nga Iraku i Sadamit në Egjiptin e Mubarakut, nga Libia në Cisjordani, të dy presidentët e fundit, apo nganjëherë këshilltarët apo emisarët e tyre, kanë skicuar alternativa të mundshme për marrëdhëniet që na lidhin me Riadin, apo vazhdimin e tyre në rënien eventuale të dinastisë saudite. Deri tani nuk ka dalë asgjë konkrete.

Duke qenë se Shteti Islamik është shumë aktiv në veri të gadishullit arabik dhe në jug rebelët e mbështetur nga Irani kanë marrë pushtetin në Jemen, interesi i Shteteve të Bashkuara për stabilitetin e mbretërisë së tyre dhe vazhdimin e mjerë dhe të korruptuar të familjes mbretërore është fatkeqësisht më i fortë se kurrë.

Një mbret vdiq, por ankthi ynë saudit nuk ka përfunduar aspak.

/The New York Times/

Si i bënë shtëpitë Rugova, Mustafa, Thaçi, Kurti, Haradinaj e Limaj?

Liderët tanë nuk janë djerësitur shumë për të fituar pronat marramendëse të tyre, dhe këtë e kanë dëshmuar edhe vet në Deklarimin e pasurisë ku asnjërit nuk i shkruan se prona e paluajtshme është përfituar nga deklaruesi!

Duke u nisur nga lideri historik i Kosovës Ibrahim Rugova e deri te liderë e tanishëm, prejardhja e pasurisë së tyre lë për të dëshiruar dhe është e tejet dyshimtë. Thjeshtë, ata janë bërë me prona të mëdha pa pasur as pagë të lartë apo duke pasur të ardhura me të cilat ajo pasuri nuk krijohet për dhjetëra vjet.

Shtëpia e Rugovës

Ibrahim Rugova- Presidenti historik i Kosovës i ka lënë trashëgim familjes një shtëpi e cila u zotërua nga ai në rrethana asnjëherë të sqaruara. U tha që i është falur nga një bashkatdhetar. Thuhej se është rezidencë presidenciale dhe përdoret për qëllime të tilla. Por, sot ajo është pronë e familjes Rugova. Vetë djali i vogël i të ndjerit, Uka në deklarimin e pasurisë e ka vlerësuar atë pasuri në vlerën 1.5 milionë euro, përderisa prejardhjen e ka cilësuar si trashëgimi, shkruan gazeta Fjala.

Isa Mustafa- Ka deklaruar se e ka një shtëpi të trashëguar. Por, ajo çka nuk ka deklaruar Mustafa është pasuria e djemve të tij që thuhet se është marramendëse në rrethanat kosovare.

Hashim Thaçi- Ish kryeministri i vendit për 7 vjet më radhë është treguar shumë i zhdërvjellët për deklarimin e pasurisë sa i takon shtëpisë që e ka në përfundim e sipër në Veternik. Ai deklaron se atë shtëpi po e ndërton me kredi dhe me paratë prej 230 mijë eurosh që i ka fituar nga shitja e shtëpisë në lagjen Arbëria (ish Dragodan). Por, ish kryeministri asnjëherë nuk e ka sqaruar si e bëri shtëpinë në Dragodan që kishte vlerë kaq të lartë. Ajo shtëpi rezulton të jetë bërë në vitet e para të pasluftës, përderisa Hashim Thaçi kishte pagë deputeti e cila në atë kohë sillej 600- 700 euro në muaj.

Shtëpia e Thaçit

Albin Kurti -Nuk ka deklaruar fare pasuri të paluajtshme. Ai kishte një banesë në një nga zonat më të shtrenjta të kryeqytetit, të cilën e kishte shitur për të financuar fushatën e Vetëvendosjes. Kurti nuk e ka shpjeguar asnjëherë kur dhe si e kishte bërë atë banesë. Dihet se prona ishte përfituar në kohën kur Kurti nuk kishte të ardhura stabile.

Ramush Haradinaj- Shtëpia e tij nuk është bërë nga të ardhurat direkt të poseduesit të saj. Ai si origjinë të pasurisë që e ka vlerësuar 300 mijë euro e ka përmendur mjetet vetanake të trashëguara dhe ndihmën nga bashkëluftëtarët. Ai shtëpinë prej 950 metrash katror në Dragodan e vlerëson në 300 euro metrin që është dukshëm nën tregun e patundshmërive në Prishtinë.

Shtëpia e Haradinajt

Fatmir Limaj- Ka deklaruar disa prona të paluajtshme në pronësi prejardhja e të cilës është cilësuar familjare. Limaj dihet se kishte një banesë të trashëguar nga babai para disa dekadave, por nuk është shtjelluar në detaje prejardhja e pasurive tjera. Limaj në AKK ka deklaruar gjithsej dy banesa dhe një shtëpi familjare. /gazetafjala/

IMG_0498

IMG_0496

IMG_0497

Milan + Inter = FC Milano

Menaxheri i mirënjohur, Mino Raiola ka bërë një propozim interesant. Ai mendon se dy skuadrat e mëdha nga qyteti i Milanos, Milan dhe Inter, duhet të shkrihen në një ekip të vetëm.

Menaxheri i mirënjohur i shumë yjeve të futbollit, Mino Raiola ka bërë një propozim interesant.

Ai mendon se dy skuadrat e mëdha nga qyteti i Milanos, Milan dhe Inter, duhet të shkrihen në një, për të qenë ekip konkurrent për tituj të rëndësishëm.

Rossonerët dhe Nerazzurrët janë larg nga gara për titull në Serie A dhe luftojnë vetëm për kualifikim në garat evropiane, andaj Raiola ka një ide për t’i dhënë fund serisë negative.

“Milan e Inter duhet të bashkohen. Kanë qenë skuadrat më të pasura në botë, por kurrë nuk janë shndërruar në klube që mund të shkojnë përpara pa Berlusconin e Morattin”, deklaroi Raiola për “Sky Sport”.

“Sot vetëm Londra mund t’i ketë disa skuadra të nivelit të lartë. Ose duhet të vjen një kinez, në gjendje t’i blejë futbollistët më të mirë në botë ose ekipet e Milanos të ndara nuk mund të shkojnë përpara. Milano ka nevojë për një FC Milano, një e vetme dhe e identifikuar në botë”, u shpreh ai.

Shefi i Njësisë Speciale dërgohet për mjekim në Turqi

Shefi i Njësisë Speciale Operative në Prishtinë, Besart Ahmeti, nesër do të dërgohet për mjekim jashtë vendit.
Pasojat e protestave që thirri Vetëvendosje janë të mëdha. Një pjesëtarë i njësisë speciale të Kosovës është në gjendje të rëndë pas sulmeve që mori të martën. Ai pritet të dërgohet jashtë vendi për shërim. Sindikata e Policisë ka reaguar duke dënuar dhunën e shkaktuar nga protestuesit. Shefi i njësisë speciale operative në Prishtinë, toger Besart Ahmeti, ka marrë plagë serioze gjatë protestës që ndodhi dy ditë më parë. Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, na konfirmoi se toger Besart Ahmeti pritet të dërgohet për shërim jashtë vendi, pasi është lënduar në kokë dhe në njërin sy nga mjetet e forta që janë hedhur nga protestuesit në drejtim të policisë. I njëjti fillimisht është trajtuar në QKUK, por plagët e rënda që ka marrë, kërkojnë që trajtimi i tij të bëhet jashtë vendi. Ndërkohë, ndaj dhunës që u shkaktua në protestën e fundit ka reaguar edhe Sindikata e Policisë së Kosovës. Përmes një komunikate kjo sindikatë dënon fuqishëm të gjithë ata, qofshin individë apo grupe të caktuara, që sulmuan me mjete të forta duke shkaktuar dhunë ku si pasojë e kësaj u lënduan një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës si dhe u shkaktuan dëme të mëdha materiale në pronat publike dhe private. Sindikata e Policisë kërkon që ndaj aktorëve të dhunës të merren masat e parapara ligjore.

​Limaj: Organet e rendit të mos pranojnë urdhra politik

Lideri i NISMA’s Fatmir Limaj u ka bërë thirrje organeve të ndjekjes që të mos pranojnë urddhra politik. Sipas tij koalicioni qeverisës për t’ua mbyllur gojën qytetarëve po bastis dhe arreston njerëz siç thotë ai, natë dhe mesnatë.
Shkrimi i plotë i Limajt në Facebook:

Te dashur miq,

Me shqetesim po i percjelli zhvillimet pas protestes te dites se marte.

Koalicioni qeverises pasi qe i ka fut ne kontroll te plote median publike (te regjimit) dhe po kerkon tua mbyll gojen edhe atyre pak mediave qe kan mbet te pavarura, koalicioni qeverises ne teren po vazhdon nje fushate represive qe ka filluar dhe po vazhdon nga dita e marte, duke bastisur dhe arrestuar njereze ane e kend Kosoves nate e mesnate.

I bej apel organeve te ndjekjes, te veprojne dhe te procedojne sipas ligjit ne menyre te paanshme, individuale me te gjithe ata qe kan ra ndesh me ligjin.

Te ikin, dhe te mos pranojne ta kthejne kete ceshtje ne nje fushate represive ndaj qytetareve per te futur frike dhe pasiguri,sipas deshires se koalicionit qeverises

Prandaj, iu beje apel ketyre organeve, qe te mos pranojne urdhera politik, sepse ky do te ishte demi me i madh qe do te i shkaktohej shtetit tone.

Te merkurën protesta

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur se protestat për shkarkimin e ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviq dhe për Ligjin e Trepçës, do të vazhdojnë javën e ardhshme.

Ai pas mbledhjes me kryesinë e partisë së tij, ka thënë se protesta e radhës do të organizohet të mërkurën e ardhshme në orën 12.

Protesta, sipas tij, do të nisë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë dhe do të marshojë në drejtim të ndërtesës së Qeverisë.

Vritet rapsodi Vesel Skroma

Rapsodi i njohur vushtrrias Vesel Berisha, i njohur edhe si Vesel Skroma, është gjetur dje pasdite pa shenja jetë në banesën e tij. I ndjeri dyshohet se ka vdekur nga dhuna fizike e ushtruar ndaj tij.

Rastin për Veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se ky rast është raportuar dje pasdite.

“Me të marrë informatën, policia ka dalë në vend të ngjarjen, më saktësisht në banesën e të ndjerit në rrugën “Luan Haradinaj” në Vushtrri, ku më pas është konstatuar vdekja e tij. Trupi është gjetur në banesë, ku 74 vjeçari jetonte i vetëm”, thotë Zahiti.

Ai tregon se rasti është cilësuar si vrasje e rëndë, pasi që në trupin e viktimës janë gjendur shenja të dhunës.

“Për momentin nuk mund të japim detaje tjera, pasi që jemi në pritje të raportit nga mjekësia ligjore, e cila e ka marrë trupin e viktimës për obduksion”, tregon zëdhënësi Zahiti, i cili thotë se për momentin policia nuk ka asnjë person të dyshuar.

Çfarë ‘befasie’ ka AAK-ja sot?

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e cila drejtohet nga Ramush Haradinaj ka paralajmëruar se sot kësaj partie do t’i bashkohet një degë e rëndësishme e Lypjanit, por që nuk është treguar se nga cila parti.

“Sot (në 14:00 h, konferencë për media në AAK) bashkohet me AAK-në një degë e rëndësishme e Lypjanit.Sot (e enjte), në orën 14:00, në selinë e Aleancës ër Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në Prishtinë, zhvillohet ceremonia solemne e bashkimit me AAK-në i strukturave të degës së një subjekti tjetër politik të Lypjanit.

Para mediave do të prezentojnë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, lidershipi dhe aderuesit e rinj të kësaj dege.Ftohet përfaqësuesi (ekipi) i medias suaj që ta përcjellë këtë konferencë për media, thuhet në njoftimin e Departamentit të Informacionit i AAK-së.

Sot e deri të hënën mot me diell e vranësira

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës nga sot e deri të hënën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të herëpashershme.

Sot do të jetë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperatura më e ulët do të lëvizë në mes -2 gradë deri 0 gradë C gradë Celsius, kurse më e larta e ditës do të lëvizë nga 5 deri 6 gradë Celsius.

IHMK-ja parashikon se gjatë ditëve në vijim masat ajrore, të cilat do të defilojnë mbi Gadishullin Ballkanik do të jenë relativisht të ngrohta gjë që do të ndikojnë që temperaturat maksimale të shënojnë rritje për 3C deri 5C celsius gjatë ditëve në vijim.

Dita e premte do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu. Shtypja atmosferike do të bie dukshëm nën vlerat e normales. Temperaturat do të jenë në ngritje të lehta deri 7 gradë Celsius.

Edhe gjatë vikendit e kryesisht ditën e diele do të mbajë mot i vranët dhe me reshje të herëpashershme të shiut e vende-vende këto reshje do të jenë të përziera edhe me borë, përderisa në viset malore do të bie vetëm borë.

Temperaturat maksimale nuk do të pësojnë zbritje të ndjeshme, por që nga nata e së dielës dhe fillimi i javës së ardhshme këto temperatura do të shënojnë zbritje për 3C deri 4C celsius.