Shpendit i ik drejtori i prokurimit

Partitë politike ekzistencën më të madhe e varin tek tenderët. Edhe Lëvizja Vetëvendosje ia ka vënë vetës synim që të ardhurat e partisë ti rris pakë nëpërmjet kësaj forme. Menaxheri i zyrës së prokurimit të Komunës së Prishtinës, Xhevat Simnica e ka paraqitur dorëheqjen e tij të kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Siç merr vesh gazeta Express, Simnica e ka paraqitur dorëheqjen e tij në gjysmën e muajit shkurt, ndërsa detyrën do ta le ne gjysmën e muajit mars. Burime të gazetës bëjnë të ditur se ai është larguar shkaku i presioneve që ka pasur nga kabineti i Shpend Ahmetit.

‘’Xhevati ka dhënë dorëheqje nga presionet e vazhdueshme që ka pasur nga kabineti i kryetarit, kryesisht nga nënkryetari, Dardan Sejdiu. Tash, prokurimi do të mbetet në një amulli”, ka bërë të ditur për gazetën një burim Brenda Komunës së Prishtinës.

Gazeta nuk ka arritur të kontaktojë me Simnicen, por merret vesh se Simnica ishte zyrtari i vetëm i prokurimit i licencuar qe të nënshkruante kontratat, ndërsa deri ne licencimin tjetër te një zyrtari, Prishtina nuk do te mund te nënshkruaj asnjë kontratë.

Ai kishte ardhur në pozitën e kryemenaxherit të prokurimit pas largimit te Ekrem Rexhes nga ajo pozite. Kujtojmë se me një shkurte ka dhenë dorëheqje edhe Agim Gashi, shef i Zyrës ligjore në Komunë. Ai e ka dorëzuar detyrën te premten qe kaloi.

11026531-10205022174487594-1487684385-n

Me rënien e migrimit nga Kosova, taksistët e Suboticës po mbesin pa punë!

Ashtu si u shfaqën, njëjtë u “zhdukën” qytetarët e Kosovës nga kufiri mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan gazeta kroate Jutarnji List.

Më 24 shkurt, kur një ekip gazetarësh vizituan Suboticën, nuk ishte paralajmëruar se ndonjë autobus do vinte nga Kosova në stacion.

“Taksistët nuk kanë punë. Ndonjë prej tyre është duke u ruajtur mos ta sheh policia. Ai merret vesh me një grup të rinjsh somalezë. Për dallim nga afganët, ata janë shumë të rregullt. Njëri nga ta, me një anglishte solide sqaron se qëllimi i tyre është Perëndimi, por nuk kanë në mendje ndonjë vend të zgjedhur”, shkruan në reportazh.

Sipas ditores kroate, taksistët kanë treguar se si kanë pasur probleme me migrantët nga Kosova dhe se Policia ua ka ndaluar rreptësishtë atyre që të voziten më larg se vendi i quajtur Paliq.

“Ata që donin të fitonin shumë. I dërgonin deri te kufiri ku përfundonin si pjesëmarrës në ndihmë të kalimit ilegal të kufirit. Vendi më i vizituar ka qenë vila ‘Lira’ në Paliq, pronë e Sami Hakajt, shqiptar nga Kosova, të cilën vend e ktheu në punkt transporti. Për një pagesë aty ai siguronte strehim dhe ushqim e më pastaj i dërgonte matanë kufirit”, shkruan gazeta.

Në Vilën “Lira” nuk ishte më askush, as mysafir e as staf. Në derë të hyrjes është porosia se janë në pushim kolektiv.

“Kjo me shqiptarët nuk ka qenë punë e pastër. Ata kanë pasur ndonjë plan. Kush do të mundte që aq shumë njerëz në një periudhë të shkurtër kohore t’ i kthejë”, ka thënë një nga taksistët.

Sipas Jutanrji Listit, ekzistojnë tri teori rreth asaj se pse shqiptarët e Kosovës përnjëherë ia mësynë kufijve të Bashkimit Evropian.

“Një pjesë e mediave serbe shkruante se kjo është tezë e politikanëve që vala e imigrantëve ta komprometojë Serbinë që asaj prapë t’i kthehet regjimi i vizave. Rrëfimi tjetër thotë se krejt kjo i shkon për shtati Beogradit, që do të nxiste Perëndimin që ia njohu pavarësinë e njerëzit po ikin nga shteti. Ekziston edhe e treta, e ndoshta më e mundshmja, e ngjashme me kryetarin e Komunës Asotalom, Laslo Toroçkai, i cili tha se shqiptarët nga Kosova shkuan ën Gjermani për të marrë ndihma financiare ku edhe i dërguan fëmijët, dhe kur Gjermania do t’i ndihmojë, ata sërish do të kthehen prapa”.

Ja statistikat e Messit në 558 ndeshje me Barcelonën

Lionel Messi posedon statistika frikësuese në 558 ndeshje që ka luajtur gjithsej me skuadrën e Barcelonës në të gjitha garat zyrtare.

Lionel Messi ka arritur të luajë plotë 558 ndeshje me fanellën e Barcelonës në të gjitha garat zyrtare.
Në gjitha këto ndeshje, ai ka arritur të shënojë 437 gola dhe duke bërë plotë 173 asistime.
Përpos kësaj,ka arritur të fitojë plotë katë herë Topin e Artë dhe 23 tituj.

Padyshim, që këto statistikat e bëjnë Messin një legjendë dhe njërin nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit.

Pacolli hidhërohet nga politikanët e Kosovës, askush nuk e uroi për “Nderi i Kombit” (Video)

Presidenti i AKR’së Behgjet Pacolli ndihet shumë i vlerësuar që Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujari Nishani e nderoi me Dekoratën “Nderi i Kombit” për krijimin e imazhit pozitiv të shqiptarit në botë.

Aktivitetin humanitar në shërbim të paqes dhe kontributin e tij të qenësishëm në lobimin për njohjen dhe pranimin e pavarësisë së Kosovës.

Po aq sa për dekorimin Pacolli thotë se ndihet shumë i vlerësuar për pjesëmarrjen e krerëve më të lartë të mazhorancës e opozitës.

Mirëpo, ish-kryeministri i Kosovës thotë se është zhgënjyer nga politikanët e Kosovës, të cilët sipas tij nuk e uruan për këtë dekoratë.

” Askush nuk me ka uruar nga politikanët e Kosovës. As nga qeveria e as nga askush. Madje urime nuk kam marrë as nga ndonjë asamblist. Për mua kjo tregon se politikanët ne vend janë primitiv dhe vetjak”, thotë Pacolli.

http://www.dailymotion.com/GazetaExpressTV

Seksi perfekt zgjat 10 minuta

Siç duket seksi që zgjat 10 minuta është perfekt, dhe jo seksi që zgjat më shumë, të paktën kështu thuhet sipas disa specialistëve amerikanë.

Seksi perfekt zgjat 10 minuta. E kanë mbështetur këtë teori 50 specialistë për revistën amerikane “Society for Sex Therapy and Reserch”, që për vite ka analizuar qindra çifte me probleme seksuale.

Bie poshtë teoria e “sa më gjatë, aq më mirë”. Nuk ka më maratona të seksit, por pak momente intensive të pasionit.

Studimi thotë se vetëm në 10 minuta gjërat janë në maksimum, më pas ato veniten, qoftë edhe nga ana psikologjike.

Çështja qëndron te truri. Në 10 minuta ai është i përqendruar. Më pas nis të mërzitet. /lapsi.al

Kthehet dimri me borë

Moti brenda javës së parë të muajit mars pritet të sjellë temperatura ekstreme, nga 20° C në ditë të ftohta arktike.

Agjencitë e huaja meteorologjike parashikojnë ditë të paqëndrueshme sa i takon klimës atmosferike.

Meteorologët japin të dhënat të cilat tregojnë se temperaturat do të variojnë të luhaten midis presionit të lartë atmosferik, kalimit të reve dhe dukurisë së shirave gjatë ditës. Kjo situatë do të vijojë deri ditën e hënë, raporton Respublica.al.

Fillimi i marsit, i cili shënon dhe hyrjen e pranverës, sipas të njëjtave burime, duke filluar nga e hëna deri të mërkurën do të shënojë temperatura që do të arrijnë në vlerat 20° C.

Por nga e mërkura pritet një ndryshim drastik, ku parashikohet të kalojë një valë e të ftohtit arktik. Ky shqetësim do të risjellë shirat ndërsa ajrit i ftohtë do të pushtojë Mesdheun. Pritet gjithashtu një rënie e mprehtë e temperaturave dhe rikthim të dëborës.

Shqiptarët një shekull emigrim

Sipas historianëve braktisja e vendlindjes është një nga rrugët më shkurtra të shfarrosjes së një kombi dhe tjetërsimit kulturor të tij.

Emigrimi masiv i kosovarëve muajve të fundit bashkoi në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë studiues dhe njerëz të institucioneve fetare nga Kosova dhe Maqedonia.

“Migrimi i shqiptarëve, shkaqet dhe pasojat nga viti 1912 deri në vitin 2015” ishte tema e këtij sesioni shkencor, por historianët u ndalën edhe në periudha të mëhershme kur shqiptarët u dëbuan nga trojet, siç është rasti i Sanxhakut të Nishit, raporton Top Channel.

“Nuk mund ta harrojmë, ne nuk kemi popull atje. Janë 21 ditarë të ushtarëve serbë që po të lexohen njeriu kupton çfarë ka përjetuar populli ynë në atë genocid. Vetë serbët e thonë: kur kemi hyrë në fshatrat e shkreta nuk kemi ditur as emrat si quhen”, deklaroi historiani Hakif Bajrami.

Historianët e vunë theksin edhe në periudhën e dëbimit masiv nga Kosova, vitet e ’60, si pasojë e marrëveshjes turko-jugosllave, pa harruar të përmendin këtu rolin e imamëve për pengimin e fenomenit. Dhe kur shpjegon valën e ikjes në vitin 2015, historian Hakif Bajrami fajëson edhe Serbinë.

“Ne nuk kositim livadhe, as nuk vijmë nëpër xhami, por po e mbikëqyrim Serbinë, ta dijë mirë ajo. Popat serbë më 14 janar kanë dorëzuar tekstin në Departamentin e Shtetit për pronat e serbëve në mesjetë. Këtu është atentati dhe mikrobi. 22 agjentura të popave po punojnë në Kosovë. Ne mund të na shesë mend dikush, por nga Serbia në Hungari nuk shkohet me letërnjoftim, por me pasaportë të Sebrisë”, theksoi Bajrami.

Dekani i Fakultetit të Studimeve Islame, Fahrush Rexhepi vlerësoi se braktisja e vendlindjes është një nga rrugët më shkurtra të shfarrosjes së një kombi dhe tjetërsimit kulturor të tij.

“Arratisja e fundit si pasojë e krizës morale e kulturore dhe si mjet për të imponuar disiplinimin e ri të shqiptarëve”, ishte tema e studiuesit Miliazim Krasniqi.

Ndërsa për shkrimtarin Kim Mehmeti, periudhat historike kanë ndryshuar dhe tani shqiptarët po përballen me rrezikun e zbrazjes së trojeve të tyre.

“Ne shqiptarët ndoshta jemi balancuar sa i përket asaj deri ku janë trojet tona. Por tani duhet që ato troje të bëhen të banueshme për popullin tonë, sepse ne tani përballemi me rrezikun që ato troje të mbeten pa banorë, që është një tragjedi edhe më e madhe”, u shpreh Mehmeti.

Sipas të dhënave që u shpalosën në këtë konferencë, numri i kosovarëve azil-kërkues në vitin e kaluar dhe këtë vit në vendet e BE-së është rreth 173 mijë.

Zajmina arkitekte, na tregon projektin e parë të saj

Edhe pse ajo studion në degën e Arkitekturës, asnjëherë nuk ka pasur mundësi që të zbulojë këtë pjesë.

E më në fund, Zajmina Vasjari sjell një nga punët e saj, që duket se është vërtet një projekt madhështor.

Këngëtarja ka prezantuar një projekt të ri arkitekturor, e cila është edhe puna e saj e parë zyrtare si arkitekte.

Bëhet fjalë për qendrën e skive Brezovica në Kosovë, një projekt ku siç edhe duket nga imazhet që po ju sjellim është dizenjuar nga Zajmina Vasjari që nga objekti, deri tek dhoma e fasadat të ideuara nga artistja.

c029bc98bb5732630fb074aa1a6fc273_puhia

ce2b111bdad95c027b3e0fc16497120d_puhia-1

Arrestohet mashtruesi i vizave

Policia në Prishtinë ka arrestuar një person i cili më 13 shkurt ia kishte marrë një personi tjetër 1500 euro për t’ia rregulluar një vizë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton” ku i dyshuari e kishte mashtruar viktimën, duke ia marrë 1500 euro kinse për t’ia rregulluar një vizë.

Me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. Rasti po hetohet nga njësitë përkatëse policore.

Manchester United shënon fitore të madhe 

Manchester United e ka mposhtur Sunderlandin me rezultat 2:0, në kuadër të Premierligës.

Manchester United i është rikthyer fitoreve. Ekipi i Louis Van Gaalit e ka mposhtur, në Old Trafrod, Sunderlandin me rezultat 2:0.

Hero i gjigantit anglez ishte Wayn Rooney, i cili shënoi dy gola, në minutën e 66-të nga penalltia, dhe në minutën e 85-të.

Në këtë takim, Adnan Januzaj ka hyrë në fushë në minutën e 46-të në vend të Angle Di Marias.

Pas kësaj fitore, Manchester United është ngjitur në vednin e tretë në renditjen tabelore me 50 pikë të tubuara.