Kërkojnë që Shqipërisë t’i ndërpritet anëtarësimi në BE për shkak të korrupsionit

Deputetët e dy grupeve në Parlamentin Europian kërkojnë ndërprerjen e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Francezët e Front National të Marine Le Pen dhe italianët e Lega Nord i kanë paraqitur kërkesat e tyre në formë amendamentesh. Lega Nord është e drejpërdrejtë në kërkesën e saj.

“Duke pasur parasysh dobësinë e vazhdueshme të gjyqësorit, korrupsionit në shkallë të lartë, prezencën e fortë të krimit të organizuar, mungesën e mbrojtjes së minoriteteve, diskriminimin kryesisht të grave, mungesën e transparencës në financimin e medias, duke konsideruar rritjen e papunësisë dhe çështjet që lidhen me kushtet e tregut të punës, si dhe nga ana tjetër, se Komisioni Evropian nuk ofron ndonjë anëtarësim të ri në Bashkimin Evropian gjatë pesë viteve të ardhshme, kërkojmë pezullimin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërinë në Bashkimin Europian”, thuhet në amendamentet e italianëve.

Marine Le Pen dhe tre eurodeputetë të tjerë të Front National kërkojnë që Shqipëria të reformohet jashtë BE –së.

“Shqipërisë i është dhënë statusi i vendit kandidat. Megjithatë konsolidimi i reformave demokratike dhe reforma të mëtejshme janë krejtësisht të mundshme jashtë procesit të anëtarësimit”, – theksohet në amendamentin e francezëve.

Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian do ta shqyrtojë të hënën, më 13 prill draft –rezolutën për progresin e Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit, për vitin 2014. Një numër rekord prej 192 amendamentesh janë paraqitur për draft –rezolutën e

Knut Fleckenstein, raportuesit për Shqipërinë. Shumica e tyre trajtojnë pesë kriteret që Shqipëria duhet të përmbushë për hapjen e negociatave të anëtarësimit: luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, administratën publike, të drejtat e njeriut dhe gjyqësorin.
Bashkëpunimi politik zë një vend thelbësor. “Kujtojmë se koalicionin qeverisës duhet t’i krijojë opozitës mundësinë për të ushtruar të drejtën e saj të kontrollit demokratik”, – thuhet në një prej amendamenteve.
Dy grupimet që kanë paraqitur amendamentet për të pezulluar procesin e integrimit të Shqipërisë nuk kanë peshë përsa u përket votave në Parlamentin Europian. Por ndikimi i tyre sa vjen e shtohet.

Megjithatë, duke lënë mënjanë kërkesat ekstreme të tyre, eurodeputetët e dy grupimeve më të mëdha, Partisë Popullore Europianë dhe Socialistëve e Demokratëve kërkojnë rezultate konkrete veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit.

Fadil Hoxha, prill 1994: Tito dhe Kardeli thanë: Çka ju duhet republika!? Kujdes prej Serbisë…!

Fadil Hoxha, viteve të fundit të jetës, në bashkëbisedimet me miq, shokë, por edhe me gazetarë, ka dëshmuar për historinë më të re të Kosovës. Kësaj radhe Telegrafi ua sjell tekstin integral të bisedës së historianit Agim Zogaj me Fadil Hoxhën, të zhvilluar në prill të vitit 1994, në shtëpinë e tij. Kjo intervistë është botuar në numrin festiv të Javores Politike Shqiptare – “Zëri”, të Vitit të Ri 2003 (dhjetor 2002). Ajo është publikuar atëherë me autorizimin e bashkëshortes së tij, tashmë të ndjerë, Vahide Hoxha. Në këtë dëshmi të Fadil Hoxhës ka dhëna që mund të shkaktojnë polemika e kureshtje, jo vetëm të historianëve e publicistëve. Gjatë kësaj bisede, ai për herë të parë publikisht kishte pranuar se zgjidhjen e çështjes së Kosovës gjithnjë e shihte vetëm në bashkimin me Shqipërinë.

* Serbia vazhdimisht e kundërshtonte zhvillimin e Kosovës, ndërtimin e saj konstitucional dhe në veçanti tendencat për sa më shumë pavarësi të saj nga sundimi serb, përkatësisht për çlirimin definitiv nga ai sundim. Cilat personalitete politike serbe të asaj kohe ishin kundërshtarët më të rreptë në këtë plan?

DRAZHA MARKOVIQI ARMIK I PËRBETUAR I SHQIPTARËVE

HOXHA: Fillimisht më duhet të them se, jo vetëm Serbia, por edhe të tjerët në ish-Jugosllavi e kundërshtonin aspiratën dhe synimin tonë për një mëvetësi dhe pavarësi të Kosovës nga Serbia. Nga politikanët e kohës së atëhershme, gjithsesi Drazha Markoviqi (Dragoslavi, axha i Mira Markoviqit, gruas së Sllobodan Millosheviqit – v.j. Telegrafit), ishte personaliteti kyç serb, i cili me çdo kusht dhe me agresivitet serbomadh, madje të hapur, e kundërshtonte rrugën tonë. Ai pra ishte më i ashpri në sulmet kundër Kosovës dhe udhëheqjes së saj.

Drazha Markoviqi ishte një politikan serb i cili nuk kishte autoritet politik në Serbi, ndaj përpiqej që të ndërtonte karrierë politike mbi sulmet që i bënte kundër Kosovës. Pra, Kosovën e përdorte për qëllime të tija karrieriste që në esencë korrespondonin me rrymën naiconaliste në Serbi dhe përgjithësisht me linjën antishqiptare serbe.

Me Drazha Markoviqin kemi qenë vazhdimisht në konflikte politike dhe atë në veçanti pas vitit 1981. Më kujtohet ndërkaq konflikti ynë i rëndë me Drazhën lidhur me “Librin e kaltër” (1976-1997) të cilin udhëheqja serbe me në krye Drazha Markoviqin e kishin përgatitur në fshehtësi së bashku me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Serbisë. Drazha Markoviqi ishte organizator, ideolog dhe ekzekutor i atij projekti antishqiptar kundër Kosovës.

Me “Librin e kaltër”, udhëheqja serbe synonte që të rihapte në nivel të ish-federatës jugosllave diskutimet për heqjen e autonomisë së Kosovës që ishte siguruar me Kushtetutën e vitit 1974. Nga politikanët e asaj kohe, Veselin Gjuranoviq nga Mali i Zi, ishte më korrekt ndaj çështjes së Kosovës. Ai dhe Xhemajl Bijediq (i cili më 18 janar 1977 mbytet në një aksident të dyshimtë ajror – v.j. Telegrafit), po ashtu, derisa pësoi në aksidentin ajror, vazhdimisht kanë pasur porosi nga Tito që të kujdesen për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Po ashtu duhet përmendur edhe qëndrimin korrekt të malaziasit Velko Vlahoviq, në kontekst të kohës.

* Megjithatë, si ndodhi që Eduard Kardeli, personi i dytë politik në ish-Jugosllavi në disa raste t’ia mbante anën Serbisë, në dëm të interesave të drejta e legjitime të Kosovës dhe përgjithësisht të popullit shqiptar në ish-Jugosllavi?

KARDELI NËN NDIKIMIN SERB

HOXHA: Po, qëndron konstatimi i juaj se lidhur me “Librin e kaltër”, Kardeli (dora e djathtë e Titos – v.j. Telegrafit) fillimisht e kishte përkrahur udhëheqjen e atëhershme serbe dhe pretendimet e tyre serbomadhe, hegjemoniste ndaj Kosovës, me të cilën pretendohej të hiqej ajo pak autonomi e Kosovës e siguruar me Kushtetutën e vitit 1974. Sapo morëm vesh, krejt rastësisht për “Librin e kaltër” dhe pretendimet serbe me atë dokument në fakt ilegal dhe të përgatitur fshehurazi, ne kërkuam takim te Kardeli.

Si udhëheqje e Kosovës, ku ishin me sa di edhe Mahmut Bakalli dhe Xhavit Nimani, i thamë Kardelit se jemi të indinjuar me këtë formë të presionit dhe të qëllimeve ekspansioniste serbe ndaj Kosovës. Kardelit. Po ashtu, i bëmë me dije se mënyra se si është përgatitur ai dokument, pra në konspiracion të jashtëzakonshëm, është shumë indikativ. Në fakt, në atë takim i prezantuam qartë qëndrimet tona si udhëheqje e atëhershme e Kosovës.

Ndërkohë, po në Beograd, ne kërkuam takim urgjent edhe me udhëheqjen e atëhershme serbe, të cilës i printe Drazha Markoviq, kundërshtar i përhershëm politik i Kosovës. Mirëpo, nga biseda e parë me udhëheqjen serbe kuptuam se ata ishin shumë të trimëruar me përkrahjen e Kardelit dhe dukej se as që na bënin hesap për kundërshtimin tonë, duke qenë të bindur se megjithatë do të kalojë “Libri i kaltër” dhe do të suprimohej autonomia e Kosovës.

Eduard Kardeli ato kohë, pra viti 1976-1977, ishte prekur nga sëmundja vdekjeprurëse dhe kishte nisur të dobësohej edhe fizikisht. Pas bisedimeve me udhëheqjen serbe ne sërish kërkuam takim me Kardelin i cili duke qenë tepër shëndetlig, kur i thamë se udhëheqja serbe po thirret në ju, na tha: “Kjo është trillim”!

Pas këtyre bisedave shumë të ashpra në Beograd, herë me Kardelin e herë me udhëheqjen serbe, ne i bëmë ftesë Kardelit që ai të vizitojë Kosovën dhe qetësisht të bisedojmë për problemet e ndërlikuara në relacionin Kosovë-Serbi. Kardeli erdhi në Kosovë në vitin 1977 dhe fillimisht me të biseduam në Prishtinë e pastaj në Brezovicë. Bisedat ishin shumë të mundimshme, ndërsa Kardeli nuk kishte lejuar incizimin e bisedimeve, thuajse të fshehura në Brezovicë. Gjatë bisedimeve në Brezovicë, por edhe paraprakisht në Prishtinë, ne arritëm që Kardelin ta bindim se kërkesat e Serbisë për revidim të Kushtetutës së vitit 1974 të Kosovës janë shumë të rrezikshme dhe absolutisht të papranueshme për popullin e Kosovës.

Mund të them se nuk ishte lehtë ta bindim Kardelin në qëndrimet tona, sepse ai ishte nën ndikimin e përhershëm serb dhe kurrë nuk ishte i gatshëm që të prishej me Serbinë për arsye të Kosovës.

* A ka ditur Tito për prapaskenat e “Librit të kaltër”?

TITO KA DITUR PËR QËLLIMET E “LIBRIT TË KALTËR”

HOXHA: Po, mund të them me kompetencë se Tito ka pasur informata për pretendimet e Serbisë kundër Kosovës, pra edhe për qëllimet serbe që përmes “Librit të kaltër” të suprimojë autonominë e Kosovës dhe të vejë një mbikëqyrje edhe më të rreptë ndaj zhvillimeve në Kosovë. Në të vërtetë, ne si udhëheqje e atëhershme e Kosovës kemi bërë gabim pse nuk kemi dalë publikisht në demaskimin e tendencave serbe, jo vetëm në lidhje me kërkesat dhe qëllimet serbomëdha që dilnin nga “Libri i kaltër”. Në këtë kontekst vlerësoj se po të kishim ditur se do të ndodhin ngjarjet e vitit 1981 dhe po të kishim parashikuar ofensivën politike e ushtarako-policore të Serbisë ndaj Kosovës, me siguri se më mirë do të ishte që si Kosovë të kishim dalë haptazi kundër tendencës së Beogradit.

Mirëpo, aso kohe edhe në si udhëheqje e Kosovës mendonim të mos konfrontoheshim me Serbinë. Në fakt, sa i përket çështjes së “Librit të kaltër” dhe mosmarrëveshjeve që dolën nga ai pretendim serb, ishte njëfarë marrëveshje e heshtur, e pa shpallur publikisht që në lidhje me ato mosmarrëveshje dhe konflikte të brendshme politike të mos dalim në opinionin as të Kosovës, as të Serbisë dhe as të ish-Jugosllavisë.

Natyrisht, në saje të konsekuencës sonë dhe qëndrimit të paluhatur në kundërshtimin e “Librit të kaltër” dhe qëllimet e tij, udhëheqja e atëhershme serbe u tërhoq nga ai synim, bile vet Drazha Markoviqi, eksponenti kryesor i qëllimeve hegjemoniste të Serbisë ndaj Kosovës, me cinizëm politik pat deklaruar: “Po, “Libri i kaltër” ishte vetëm një material punues”!?

Ne si udhëheqje e Kosovës u vetëmjaftuam pse Serbia edhe asaj radhe u tërhoq nga synimet ekspansioniste ndaj Kosovës, për çka them se ne e detyruam udhëheqjen serbe që të veproj ashtu.

* A pajtoheni se memorandumi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve serbe i vitit 1985 ishte dhe paraqet vazhdimësi të “Librit të kaltër” dhe të qëllimeve programore të shënuara në të e të inspiruara nga politika tradicionalisht hegjemoniste serbe karshi çështjes shqiptare?

“LIBRI I KALTËR”, VAZHDIMËSI E “NAÇERTANISË”, PARAPRIJËSE E MILLOSHEVIQIT

HOXHA: “Libri i kaltër” i ka bazat në politikën hegjemoniste të Serbisë ndaj Kosovës dhe atë nga “Naçertania” e Ilia Garashaninit (1844, baza e ideologjisë serbomadhe e antishqiptare), e këndej, pra deri të politika millosheviqiane. Në të vërtetë, mendoj se Serbia mezi ka pritur që në Kosovë të ndodhë diçka e pastaj të na vërsulet me brutalitet, pra edhe me e rrëzue autonominë e vitit 1974.

* Megjithatë, detyrohemi t’ju pyesim, a keni menduar në vitin 1981 se Kosova do të vijë në pozitën në të cilën është sot, pra në vitin 1994, praktikisht nën administrimin ushtarak serb dhe e ripushtuar?

HOXHA: Jo, nuk kam menduar dhe as nuk kam besuar se një ditë do të vijmë këtu ku jemi edhe atëherë. Pra, në vitin 1981 kam pasur shpresë se forcat demokratike, jo vetëm në Serbi, por edhe në Kroaci, Bosnjë, Mal të Zi e Slloveni, nuk do të lejojnë eskalimin e nacionalizmit serbomadh, në radhë të parë ndaj Kosovës. Ndryshe, më duhet të them se në fillim të vitit 1981 në nivel të Kryesisë së ish-Jugosllavisë dhe vazhdimisht edhe në strukturat shtetërore e politike të Serbisë kërkesa qe që në Kosovë të vendoset administrimi ushtarak. Këto kërkesa nuk kishin kaluar në Kryesinë jugosllave, derisa Serbia nuk i mposhti të gjithë.

Thyerjet politike lidhur me Kosovën dhe synimet hegjemoniste serbe nisen pasi në krye të ish LKJ-së erdhi serbi nga Vojvodina, Boshko Kruniq. Udhëheqja e Vojvodinës, pas vdekjes së Stevan Doronjskit, udhëheqës i lartë jugosllav, filluan të bëjnë dredhi, të bëjnë intriga me Serbinë dhe ta përkrahin në synimet ndaj Kosovës.

EDUARD KARDELI E PËRKRAHTE POLITIKËN HEGJEMONISTE SERBE KUNDËR KOSOVËS

* Në vitin 1981 udhëheqja serbe, madje personalisht edhe Drazha Markoviq, kishte kërkuar edhe burgosjen tuaj, të Xhavit Nimanit e të Mahmut Bakallit. A keni pasur frikë nga burgosja?

HOXHA: Unë nuk kam qenë ë dijeni se Drazha ka kërkuar zyrtarisht burgosjen tonë dhe nuk e përjashtoj këtejpari, por unë asokohe nuk kam pasur frikë nga burgosja ime eventuale. Në të vërtetë unë menjëherë pas mbarimit të luftës, 1945, kam pasur frikë se udhëheqja serbe dhe ajo jugosllave mund të inskenojnë ndonjë ngjarje për të më burgosur dhe më pas edhe likuiduar. Sidomos në vitet e ‘50-ta kisha frikë se serbët mund të më arrestojnë dhe të më dërgojnë në kufirin me Shqipërinë, të më vrasin e pastaj t’i thërrasin babën dhe vëllezërit e mi për t’ju thënë gjoja se më kanë zënë duke ikur për në Shqipëri!?

Por, frika ime se mund të më burgosin ka mbetur edhe shumë vite më vonë. Madje edhe sot kam shqetësime se grupe të ndryshme paramilitare serbe mund të më kapin e të më dërgojnë në Qafën e Prushit ose në Qafë Morinë, kufi me Shqipëri dhe të më likuidojnë!

* A keni pasur marrëveshje paraprake me Titon për Kushtetutën e vitit 1974?

HOXHA: Së pari të them se e gjithë udhëheqja serbe e asaj kohe ishte kundër Kushtetutës së Kosovës të vitit 1974, përpos politikanit serb, Bobi Milosavleviq, i cili na kishte përkrahur. Sa i përket Titos, mund të them se kemi biseduar disa herë me të për Kushtetutën e vitit 1974, por përgjithësisht çështjet e ndërrimeve kushtetuese Tito ia linte Kardelit, prandaj ne punonim me të. Politikani slloven, Eduard Kardel, në lidhje me ndryshimet kushtetuese të vitit 1974, ishte shumë i matur në raport me interesat e Serbisë dhe në veçanti përkrahte dëmtimin e interesit të Kosovës në dobi të Serbisë. Pra, ai ishte shumë i matur kur ishte çështja e aspiratave dhe e kërkesave dhe e qëndrimeve të Serbisë, por në esencë më tepër i përkrahte sesa i kundërshtonte ato synime serbe.

Kardeli, gjatë takimeve me mua dhe ankesave të mia se duhet të jetë më këmbëngulës në kundërshtimin e aspiratave serbomëdha ndaj Kosovës, më thoshte: “Fadil, ne nuk mund të konfrontohemi me Serbinë për çështjen e Kosovës. Kjo është republika më e madhe, është ky populli serb”!.

Por, nuk ishte vetëm Kardeli ai i cili ishte rob i bindjeve përulëse, se Serbia është republika më e madhe jugosllave. Këtë kompleks e kishin edhe udhëheqësit tjerë jugosllavë.

* A do të thotë kjo se në vitin 1968, përkatësisht me amendamentet kushtetuese të vitit 1971 nuk ka pasur shans real që Kosova të fitojë statusin e republikës në ish-Federatën jugosllave, për çka aktivisht vepronte dhe punonte ilegalja e atëhershme politike shqiptare në Kosovë dhe jashtë vendit?

BESOJA SE ÇËSHTJA E KOSOVËS DO TË ZGJIDHET VETËM ME BASHKIMIN ME SHQIPËRINË, KËTË E KAM THËNË BAKARIQIT

HOXHA: Jo, me ndryshimet kushtetuese të vitit 1974 Kosova nuk mund të fitonte statusin e republikës në kuadër të Federatës jugosllave, por e fitoi statusin e autonomisë. Serbia ishte ajo e cila kundërshtonte pa diskutim statusin e republikës për Kosovën, por në bisedimet me Titon dhe Kardelin ata më kishin premtuar dhe garantuar autonomi të fortë për Kosovën. Tito dhe Kardeli, të cilët po ashtu nuk kanë qenë për Kosovën republikë, me një takim më kanë thënë shkurt dhe trup: “Çka po ju duhet republika? Të jeni të kujdesshëm…”. Kështu më kishte tërhequr vërejtjen Tito.

Pastaj, te ne sinqerisht, edhe vetë ne si udhëheqje e Kosovës nuk ishim aq të nxehtë për republikë. Kjo edhe për faktin se unë dhe bashkëpunëtorët e mi ishim të mendimit se çështja e Kosovës zgjidhet vetëm me bashkimin e Kosovës me Shqipëri dhe jo me kurrfarë statusi të republikës brenda federatës dhe shtetit jugosllav!? Unë edhe atëherë mendoja se me republikë të Kosovës ne do të ishim bërë një republikë rivale Shqipërisë.

Asokohe më kujtohet se Vladimir Bakariqi në një bisedë me mua kishte dhënë idenë kësisoj: “Fadil, merre iniciativën dhe ta bëjmë Shqipërinë republikë të shtatë jugosllave”. Unë me atë rast e pata kundërshtuar ashpër një ide të tillë, duke i thënë Bakariqit (udhëheqës i lartë kroat) se kurrë nuk pajtoj me një projekt dhe kërkesë të tillë. Bakariqit i pata thënë se aktualisht edhe unë nuk pajtoj me disa koncepte politike në Shqipëri, por herëdokur, kur të zgjidhet çështja shqiptare, pra edhe çështja e Kosovës, e cila është ndër çështjet kyçe të çështjes sonë kombëtare, Kosova do të bashkohet me Shqipërinë.

* A mendoni se edhe Tito, i cili personalisht juve ju kishte dhënë aq ingerenca të mëdha për të ngritur e zhvilluar bashkëpunimin me Shqipërinë, pra ka mundur të mendoj se një ditë Kosova do t’i bashkëngjitej Shqipërisë?

TITO THOSHTE PARA GJENERALËVE SE NË RAST LUFTE NË RAJON, SHQIPËRIA DO TË JETË ALEAT I JUGOSLLAVISË

HOXHA: Po, unë mendoj se edhe Tito ka menduar ngjashëm, në një perspektivë të largët historike. Me një rast kur e kishim një mbledhje të rëndësishme të kryesisë jugosllave në temën e çështjes së sigurisë kombëtare dhe ruajtjes së kufijve, ku kishte marrë pjesë edhe Tito, referatin kryesor e paraqiti gjenerali kroat, Ratko Bubanj, i cili elaboroi temën se nga mund të na kërcënohet rreziku përmes fqinjëve, ose në rast lufte. Kur gjenerali kroat e mbaroi ligjëratën, ekspozeun e tij për rreziqet e luftës që mund t’i kanosen ish-Jugosllavisë, Tito i tha: “Bubanj, ti e ke harruar edhe një aleat tonë në rast lufte”!? Ne të gjithë shikuam me habi, se çka po mendonte Tito i cili sërish duke e marrë fjalën. Ai tha: “Aleati ynë tjetër është Shqipëria, e cila në rast lufte do të mbështetet në ne dhe edhe ne në të”. Bubanj kërkoi falje, duke thënë se në këtë kuptim vërtet nuk e kishte konsideruar Shqipërinë si aleat.

Pas vitit 1981, situata e jonë u keqësua. Unë isha në Kryesinë jugosllave edhe tri vjet, por në kohën time serbët dhe aleatët e tyre kërkonin që në Kosovë të vendoset diktatura dhe administrimi ushtarak, kërkesë kjo e cila megjithatë nuk kaloi, pavarësisht shkallës së lartë të dhunës shtetërore serbe e jugosllave mbi popullin e Kosovës. Veç udhëheqjes serbe dhe përfaqësuesve të tyre në ish-Federatën jugosllave, vendosjen e administrimit dhe diktaturës ushtarake në Kosovë e kërkonin dhe e përkrahnin edhe Lazar Kolishevski, Vidoje Zharkoviqi, i cili e pat iniciuar çështjen e përdorimit të flamurit shqiptar dhe disa të tjerë.

Porse edhe Tito ka qenë përherë për një qëndrim më të matur ndaj Serbisë. Në atë kohë u pat përhapur bukur shumë spekulimi politik, të cilën pas vitit 1981 e pat lansuar antishqiptari dhe proserbi Lazar Kolishevski (udhëheqës i lartë maqedonas) se: Sa më e dobët Serbia, aq më e fortë Jugosllavia. Me këtë nuk dua të them se Tito kishte frikë nga Serbia, por megjithatë e ndjente se edhe ai duhej të ishte i kujdesshëm në raport me Serbinë. Tash po shihet se nuk e ka pasur lehtë as Tito që të qëndrojë 50 vjet në pushtet dhe të mbajë balance. Në të vërtetë, deri sa nuk u prish Shqipëria me Jugosllavinë (1948) ne në Kosovë kishim me pak probleme, por pastaj situata u ashpërsua. Mendoj se shqiptarët në Kosovë dhe në ish-Jugosllavi do të mund të kishin kaluar më lehtë, sikur të mos ishin prishur marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave. Pra, sikur të kishim pasur sado kudo raporte normale ndërshtetërore.

* Në një bisedë të mëhershme e kemi përmendur faktin se në një mbledhje të Kryesisë jugosllave është dhënë informata për vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe të Kadri Zekës?

ÇFARË U THA PËR VËLLEZËRIT GËRVALLA DHE CILAT JANË DËSHMITË KUNDËR ALI SHKURISË

HOXHA: Kur bëhet fjalë për vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe të Kadri Zekës, kam qenë dhe jam i sigurt se i ka vra UDB-a e Jugosllavisë. Është e vërtetë se në një mbledhje të ish-Kryesisë jugosllave, ku kam marrë pjesë edhe unë, ish-sekretari federativ i Punëve të Brendshme, Franjo Herleviq, ka dhënë informatën për gjoja vrasjen mes veti të emigracionit politik shqiptar. Po ashtu edhe kur flitet për vrasjen e Enver Hadrit, mendoj se ai është vra nga UDB-a. Përndryshe, Enverit edhe babën ka pushkatuar UDB-a.

* A ka pasur raste kur në periudhën pas vitit 1981 keni ofruar dorëheqje?

HOXHA: Rreth dorëheqjes sime pata biseduar, në vitin 1981, me Dushan Dragosavcin (përfaqësues serb i Kroacisë në Federatën jugosllave). Ai e kundërshtoi idenë time, duke më thënë qartazi në katër sy: “Po, a nuk po e sheh se mezi po presin që ti të japësh dorëheqje. Mos u bë i çmendur”. Rreth dorëheqjes sime, të cilën e kërkonte Serbia, pata biseduar edhe me Cvijetan Mijatoviq (përfaqësues i Bosnjës në Federatën jugosllave), i cili po ashtu kundërshtoi qëllimin tim. Por, çështjen e dorëheqjes sime megjithatë e pata shtruar në një mbledhje të presidencës jugosllave, duke apostrofuar se me të madhe po flitet për dorëheqjen time dhe për përgjegjësinë time lidhur me ngjarjet e vitit 1981 në Kosovë. Dorëheqja ime nuk u aprovua…

* Disa vjet pas pensionimit tuaj, udhëheqja partiake jugosllave e ngriti komisionin e veçantë për përgjegjësinë tuaj. Ekzistojnë dëshmi se ndër dëshmitarët më të zëshëm, më kritikë e më të ashpër kundër jush, në bisedat me anëtarët e komisionit gjegjës, kishte qenë Ali Shukria, i cili i vetmi nuk kishte lejuar që dëshmia e tij të incizohej…?

HOXHA: Ali Shukria më ka borxh mjaft, por… Ne, menjëherë pas luftës kemi pasur një dëshmi të një shqiptari i cili jetonte në Turqi e i cili ia kishte dhënë një deklaratë UDB-ës, lidhur me veprimtarinë e Ali Shukrisë. Ai person është quajtur Rafet Brica, nga Mitrovica. Brica, pra, ka dhënë dëshmi sipas të cilës Ali Shukria ka bashkëpunuar me Gestapon dhe e ka pushkatuar pas çlirimit një shqiptar nga Mitrovica. Rafet Brica ka deklaruar kinse Alia e ka pushkatuar personin nga Mitrovica, për të mos lejuar që ai të dëshmojë për veprimet e Ali Shukrisë për të cilat ai ka ditur.

Meqenëse me këtë rast u përmend puna e Komisionit partiak-jugosllav rreth përgjegjësisë sime, të them se në fjalën time para komisionit më duhej të mbrohesha, sepse isha i akuzuar rëndë me shpifje e spekulime. Në të vërtetë, po ta kisha ditur se do të bëhet kështu, siç është sot në vitin 1994, sigurisht se ndryshe do ta përpiloja mbrojtjen time, sepse unë akuzohesha për politikë antiserbe. Përndryshe, gjatë luftës më kanë degraduar, në vitin 1944 kur isha komandant i Shtabit Operativ të UNÇ të Kosovës. Shtabin tonë kryesor e kanë ndërruar pa na pyetur dhe kanë marrë vendim me ia bashkangjitur Serbisë, pra e kanë futur nën komandën e SHO të UNÇ të Serbisë. Ndërkaq, si komandant i SHO të Kosovës asnjëherë nuk kam marrë pjesë në mbledhjet e Shtabit Operativ të Serbisë dhe asnjëherë nuk kam referuar.

Kur në vitin 1945 ata erdhën nga Serbia në Kosovë me tri shtabe, na thoshin se kishin ardhur për të pastruar Kosovën nga ballistët dhe në këtë kohë të administrimit ushtarak, secilit shqiptar i thoshin se është “armik”. Administrimi ushtarak është vendosur në Kosovë pa ditur unë asgjë. Mua më kishte informuar Milladin Popoviqi. Në prag të luftës, ndërkaq, kur e shtronim çështjen e Kosovës, na thoshin: të presim, le të përfundojnë lufta e pastaj do të shohim. Mbaroi lufta dhe situata veçse u keqësua. Në fakt, unë kam qenë vazhdimisht për bashkim me Shqipërinë, i përcaktuar për këtë kurs politik, i bindur se vetëm ajo është zgjidhje e vërtetë e çështjes sonë kombëtare. Po, sikur të mos e kisha pasur një bindje aq të fortë në drejtësinë komuniste, sigurisht se nuk do të kisha mundur të luaja rolin që e kam luajtur dhe as që do të kisha duruar tërë atë që e kam duruar. Kam përbi hapa të idhët në këtë historinë time, në radhë të parë prej akuzave serbe.

* Meqenëse iu kthyet luftës atëherë më lejoni t’ju përkujtoj se ju ishit ai i cili i fundit komunikuat me Shaban Polluzhën, pasi ai muar vendimin për të mos shkuar në frontin e Sremit…? Çka mund të na thoni lidhur me këtë situatë, pas të cilës filloi papritmas sulmi i aradheve partizane mbi Brigadën e Shaban Polluzhës?

BISEDA E FUNDIT E FADIL HOXHËS ME SHABAN POLLUZHËN

HOXHA: Shaban Polluzha ishte një fshatar me ambicie të ndershme patriotike të cilit që herët i kishte pasë dalë zëri në Drenicë. Ndërkohë dihet se në brigadën e tij ishin mbledhur njerëz për t’u nisur në frontin e Sremit, kërkesë kjo të cilën e kishim shtruar edhe me qëllim që të evitonim ndonjë plasje të luftës në Drenicë. Unë vetë kam shkuar në Drenicë dhe iu kam mbajtur fjalim, por duke pasur parasysh fjalët e Titos se duhet mundësuar të dëshmohen për luftë antifashiste edhe atyre që deri atëherë nuk kanë pasur rastin.

Fronti i Sremit ishte rasti më i mirë për ata pjesëtarë. Me këtë plan, pra, ra dakord edhe vetë Shaban Polluzha dhe luftëtarët tjerë afër tij. Pasi Brigada e Shaban Polluzhës ka arritur në Podujevë, çështja ka nisur për të vluar përbrenda vetë brigadës. Dikush nga luftëtarët kishte shtruar pyetjen: “Pse po e lëmë Drenicën, derisa shkiet po bëjnë kërdi mbi popullatën civile”? Është e saktë se unë kam biseduar për herën e fundit me Shaban Polluzhën, derisa ai ndodhej në Podujevë e unë në Prishtinë. Shabani, ndër të tjera, bukur i shqetësuar më tha: “Fadil, nuk po më dëgjojnë”. Unë atëherë i thashë: “Nisu vetë, Shaban!” Kurse ai ma ktheu: “Që po nisem…”!

Pas pak erdhi sërish në telefon dhe më tha: “Shok Fadil, nuk po më dëgjojnë e unë nuk kam shteg që nisem vetë pa ta”. Shabanit, në komunikimin tim të fundit me të ia bëra me dije se me këtë do të krijohen probleme jo vetëm për Shabanin, por edhe për Drenicën, besa dhe për Kosovën përgjithësisht.

* Kronikat historike dëshmojnë se njësitet partizane kanë filluar të parat të sulmojnë Brigadën e Shaban Polluzhës…?

PO, HAKI TAHA E VRAU MILLADININ, ISHIN PLANET EDHE PËR TA NDARË SHQIPËRINË

HOXHA: Po, po, kjo është e vërtetë. Ishte luftë dhe aty nuk të vesin shumë për dëshira.

* A është e vërtetë se Miladinin e ka vra Haki Taha?

HOXHA: Po, Haki Taha e ka vrarë Miladin Popoviqin. Hakiun e kam njohur nga bankat e shkollës, sepse ishim së bashku në shkollë. Ai ishte gjithnjë një nacionalist i përbetuar, atdhetar i flaktë. Ishte i sëmurë nga tuberkuloza…

* A e ndani mendimin se sikur Shqipëria të mos hynte në luftën antifashiste, do të mund të ndahej…?

HOXHA: Kjo është më se e sigurt sepse kanë ekzistuar planet konkrete, edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, që Shqipëria të ndahet mes Greqisë, Serbisë…

* Edhe më tej nuk ka dokumenta të mjaftueshme arkivore për të vlerësuar rolin dhe qëndrimin e Enver Hoxhës sa i përket çështjes së Kosovës?

HOXHA: Mendoj se Enveri ka mundur të bëjë së paku më shumë për Kosovën, edhe pse duhet të pranojmë se ai e kishte gjendjen shumë të rëndë në vet Shqipërinë. Enver Hoxha e kishte si kundërshtar të vetin të fortë politik bllokun e udhëhequr nga Koçi Xoxe, i cili drejtpërdrejt ishte i lidhur me Aleksandër Rankoviqin, njeriun e parë të UDB-ës jugosllave dhe politikanin numër dy në ish-Jugosllavi, deri në rënien e tij në vitin 1966.

* Në pranverë të vitit 1945 ju e keni udhëhequr një delegacion gjatë vizitës në Shqipëri dhe me atë rast jeni takuar edhe me Enver Hoxhën?

TAKIMI ME ENVER HOXHËN DHE TELEGRAMI I SPIUNIMIT I KOÇI XOXES – NJERIUT TË RANKOVIQIT…?

HOXHA: Është e saktë se në Shqipëri kisha shkuar me Zekeria Rexhën dhe disa shokë tjerë, në vitin 1945, për të kërkuar tekste shkollore, shkronja shqipe dhe shtypshkronja. Me atë rast në Tiranë u takova kokë me kokë me Enverin. Enverit i rrëfeva për pozitën e rëndë në të cilën gjendej populli i Kosovës menjëherë pas përfundimit të luftës. Atij i thashë hapur se ne gjatë luftës luftuam me flamurin kombëtar, bile me qeleshe e kishin vënë simbolin kombëtar e tashti po na ndalohet përdorimi i flamurit. Enverin e njoftova se tashti po na quajnë si pakicë kombëtare dhe se të gjitha parullat e shkruara gjatë luftës ku ndër të tjera shkruante “Rroftë Shqipnia”, “Rroftë Enver Hoxha” etj. po i shlyejnë sipas urdhrave të policisë dhe pushtetit popullor. Atij i tregova po ashtu se po vriten ditën e natën shqiptarët pa fije faji duke u shpallur gjoja si armiq dhe kriminel. Ne, i përsërita edhe një herë Enverit, kemi hyrë në luftë me qëllim që të bashkohemi e tash na thuhet se kjo nuk është e mundshme.

* Si reagoi Enver Hoxha?

HOXHA: Enveri më dëgjoi tërë kohën dhe duke u përpjekur që të më qetësonte më tha, se çështjet duhet t’i shtrojmë në parti dhe të mos ju japim shkas forcave reaksionare dhe të ngarkuara në ish-Jugosllavi e Serbi rreth çështjes së Kosovës. Ai disa herë e përmendi “në parti, në parti”, sa që për një çast u detyrova t’i them se ne po i shtrojmë në parti, por ato nuk po shkojnë mirë. Ia bëra me dije se ne kemi nevojë për përkrahje morale të udhëheqjes se Shqipërisë dhe personalisht nga ai, duke i apostrofuar se materialisht ishim më mirë se ata vetë.

Nga Shqipëria u ktheva i kënaqur me biseda. Nuk kaluan dy tre ditë dhe më thirrën në Komitet, në kryeqytetin e atëhershëm të Kosovës në Prizren. Ata të komitetit më thanë se ka ardhur një telegram në emër të Spasoje Gjakoviqit në lidhje me qëndrimin, vizitën tënde në Shqipëri. Kur shkova në komitet më thanë se Spasoje Gjakoviqi e ka marrë një telegram nga Aleksandër Rankoviqi. Në të vërtetë, Rankoviqit i kishte dërguar telegram më parë Koçi Xoxe. Shokët ma thanë përmbajtjen e telegramit që ia kishte dërguar Koçi Xoxe, Rankoviqit, e ky pastaj i jepte shpjegime Spasoje Gojkoviqit. Doli se Xoxe kishte lajmëruar pikë për pikë për bisedën tonë mes meje dhe Enverit.

* Si vepruat në atë rast?

HOXHA: Nuk kisha çfarë të fsheh. U tregova shokëve pra dhe Gjoka Pajkoviqit, i cili lidhur me këtë rast më merrte në pyetje, fije për pe se çka kam biseduar dhe çka kam kërkuar nga Enveri. Gjokës i thashë se e tëra kjo është e saktë, se me Enverin kam biseduar ashtu si bisedojnë shoku me shok, si bisedojnë dy udhëheqës të luftës, të njëjtave ideale. Atij i thashë se gjithmonë kam folur hapur për gabimet, dështimet. Gjoka Pajkoviqi më shikoi rreptë dhe më tha: “Fadil, nuk është dashur të flasësh ashtu në Tiranë, sepse Shqipëria është shtet tjetër”. Gjoka Pajkoviqit i thashë se Shqipëria për mua nuk është shtet tjetër dhe asnjëherë nuk e kam menduar si të tillë edhe pse vërtet është shtet i pavarur. Atij i thashë se dy herë më kanë thirrur te Rankoviqi me referue për gjendjen e Kosovës dhe te dyja herët kam folur edhe për dobësi, dështimet tona. Prandaj, i thashë udhëheqësit malazias, edhe me Enverin kam biseduar sikur kam biseduar hapur edhe me Rankoviqin e siç po flas tani me ty. Gjoka nuk e hiqte hidhërimin prandaj më tha: “Le të mbetet kjo me kaq, por le të dihet se megjithatë se Shqipëria është shtet tjetër dhe se për çështje të ndjeshme nuk është dashur të flasësh me Enverin”.

Pas bisedës me Gjokën, u mendova shumë dhe mu kujtua se unë të gjitha ato i kam biseduar kokë me kokë me Enverin, prandaj kush ka mundur të tregojë me aq saktësi se çfarë kam thënë…? Si ishte e mundur që Beogradi, pa arritur unë në Prizren të dinte fije për përmbajtjen e bisedës. Edhe atëherë isha i mendimit se këtë e kishte bërë Koçi Xoxe, të cilin që atëherë, as Enveri nuk e kishte nën kontroll, por Rankoviqi…

Gardhimi i Malishevës

Shkruan: Sedat SAHITAJ

Qeverisja lokale është baza e demokracisë dhe e zhvillimit ekonomik në vendet e zhvilluar. Filozofi francez Aleksi de Tukuvili qartë e thotë: “Qeverisja lokale është e rëndësishme ashtu sikur shkolla fillore për ngritjen akademike të secilit individ”. Por, në Malishevën e “qeverisur” nga Nisma mund  ta quash si të duash, por jo vetëm qeverisje, e lëre më qeverisje demokratike. 

           Malisheva është duke u sunduar nga Nisma në mënyrën më të vrazhdë të mundshme. Që nga nëntori i viti 2013 Kryetari kukull, Haxhi Ragip Begaj, nuk ka realizuar as dhe një projekt të vetëm të tyre. Jo duke u bazuar në premtimet e tyre se ato kanë qenë qesharake, por në mundësitë buxhetore të Komunës. Imagjinoni vetëm një gjë,  mirëmbajtja e rrugëve bëhet në mënyrat më qesharake në Evropë. Gropat e asfaltit, mbushën me kupëza ose edhe me beton. Mosrealizimi i asnjë projekti të dërgon vetvetiu në përfundimin se buxheti i komunës është duke i shërbyer Nismës si parti politike dhe jo taksapaguesve të saj. Malishevasit janë duke jetuar të gardhuar, për arsye krejt politike. As edhe një sugjerim, këshillim apo vendim të Qeverisë se Republikës se Kosovës nuk përfillin deri në pamundësi. Në tavolinën e Kryetarit janë më shumë se 30 vendime gjyqësore që nuk po i zbaton, thjesht nuk po i beson as gjykatës kryetari.  Moszbatimin e vendimeve të gjyqësorit dhe te këshillit mbikëqyrës, kryetari në rrethe të ngushta e arsyeton se nuk guxon t’i zbatojë nga Shefi. Kurse shefi i tij, Fatmir Limaj, këtë e bën për t’i  frikësuar qytetarët dhe të tregojë para bashkëqytetarëve se ai është mbi ligjin edhe pse kur flet për drejtësi, gojën e ka plot drejtësi. 

          Kjo injorancë e Nismës nga Malisheva është në kurriz të qytetarëve të saj. Pra,  Malisheva është shndërruar në një Koloni në mes të Kosovës. Se deri kur do të ketë mundësi  Malisheva t’i rezistojë eksplantimit të Limajt dhe Shalës mbetet të shihet. 

Arsimi në as një komunë të Kosovës nuk është në gjendje me mjerante se sa në Komunën e Malishevës. Në Komunën e Malishevës , arsimi këtë gjendje e ka përjetuar vetëm në kohën e aparteidit (në kohën e helmimeve të nxënësve në vitet 90-ta). Paturpësia e Nismës së Malishevës nuk ka të ndalur, 140 mësimdhënës të larguar nga puna, me të vetmin qëllim se nuk kanë bindje të njëjtë politike apo kanë mendim ndryshe nga ata që e kanë zaptuar këtë komunë. Pasi gjykata do të kthejë mbi 90% të mësimdhënësve dhe kthimi i pagave të tyre arrin shumën mbi 300 000 eurove, kjo vetëm sa do ta varfërojë buxhetin komunal. 

“ – Vallë si do ta argumentojnë këta njerëz të Nismës, këtë dëm që po ua shkaktojnë qytetarëve të Malishevës?!”  Apo do të shprehen në të njëjtën mënyrë si shumica e zyrtarëve të komunës: “-  Pse a mos do t’i japim paret prej xhepit tonë a?! ” Aktualisht arsimi është i dominuar nga partizanë të nismës. Pra, arsimi në Malishevë është mezerie në të gjitha aspektet. 

Pastaj shëndetësia është një katrahurë e vërtetë. Qytetari asnjë shërbim nuk mund ta marr siç duhet nga shtëpia e shëndetit “ Shpëtim Robaj” në Malishevë. Arsimi dhe shëndëtësia thuaj që nga fillimi janë duke u përcjell me parregullësi dhe bile të njëpasnjëshme. Si mund të pritet ndonjë veprim pozitiv nga kjo nomenklaturë sunduese kur vet kryetari është i akuzuar për korrupsion, shkelje te ligjit,. Pastaj drejtori i DKAE –së, Blerim Thaçi,  është duke u përball me drjetësinë për dhjetëra veprime antiligjore. Janë të suspenduar disa zyrtarë komunal për të krijuar përshtypjen se kinse  jemi duke e luftuar korrupsionin, ndërsa  krejt kjo është bërë për të mbuluar  veprimet antilogjore të shefave  te Komunës. 

Si mund  të pritet  ndonjë vendim i mirë për qytetarët nga Kryetari, kur vendimet merren në kafiteritë e Malishevës nga Demir Limaj, Hysni e Ali Xhyliqi dhe Eqrem Kastrati. Kjo pra, është politika që po e  udhëheq Kryetari kukull, Haxhi Ragip Begaj. 

         E Fatmir Limaj , siç thotë populli: -“  Pa ujë në sy”, kërkon protesta gjithëpopullore për kapje të shtetit.  Ore, zotëri ju e keni kap vendlindjen tuaj sikur të ishte pronë e juaja,  çdo gjë e keni bllokuar, bile edhe ajrin e Malishevës. 

Me plot të drejtë një i ri malishevas  ( që ka mbaruar studimet master në Austri), tha: “- Fatmir Limaj, leta rrethojë atë pjesë të Malishevës që e ka “çliruar”, se nuk do ta shkel me këmbë kurrë për jetë, por të mos na merr të ardhmen”. 

        Në mënyrë logjike çdo qytetarë mund të parashtrojë pyetje të tillë: “-  A e meriton Malisheva këta që po i ndodhë nga këta sundues tribalë?!  Duke pasur parasysh kontributin e Llapushës në çdo furtunë të historisë. 

Pra, buxheti i Komunës së Malishevës i akumuluar nga taksat tona i shërben vetëm Sheikëve të Nismës, përkatësisht, Fatmir Limajt  dhe Haxhi Shalës. Pa pikë turpi këtë e argumenton me foto nga Dubaj,  Haxhi Shala. 

Pra, Malisheva është shndërruar në çiflig të Limajt  dhe Shalës. Këta sundues të Malishevës gjatë zgjedhjeve prezantoheshin  si engjëj duke premtuar gjera me tepër të fantazuara se sa reale dhe turma e manipuluar fatkëqësisht u besoj kësaj radhe. Por, këta engjëj shpejt i hoqen  maskat dhe u vërtetua tashmë nga çdo qytetarë i Malishevës  se janë demon dhe djaj të vërtetë. 

Tomas Mori e thotë shumë bukur në shekullin XVI në kohën e industrializimit të tekstilit në Britani, kur rëndësi primare i jepej kultivimit të deleve deri në atë masë sa populli fillojë të përjetojë edhe zinë e bukës. “ Boll të urta delet, por kanë filluar t’i hanë njerëzit ! ”  

Edhe këta kanë filluar ta hanë të ardhmen e malishevasëve.

KOLONA TË GJATA NË MERDARE DHE TE DHEU I BARDHË

Policia e Kosovës njofton se në pikëkalimin kufitar në Merdare dhe tek Dheu i Bardhë janë krijuar kolona të gjata dhe pritjet e udhëtarëve zgjasin deri në një orë.

Indeksonline para disa orëve raportoi për pritjet e gjata të udhëtarëve në këto dy pikëkalime.

“Përkundër shtimit të personelit policor dhe aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar në pikëkalime janë krijuar kolona me pritje të gjata për në dalje të Kosovës. Kolona këto që zgjasin deri në një orë”, ka thënë Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Ndërkaq Merdare dhe Dheu i Bardhë që lidh Republikën e Kosovës me atë të Serbisë ka mbledhur rreth vetës bashkudhëtarë të shumtë kosovarë të cilët festën e Pashkëve kanë vendosur që ta kalojnë në vendlindjen e tyre./Indeksonline/ 

Shokët e fëmijërisë martohen pasi njëri ishte bërë femër

Dy shokë fëmijërie, të cilët kishin luajtur futboll së bashku si djem, u martuan vite më vonë si burrë e grua pasi njëri prej tyre ju nënshtrua ndërhyrjes për t’u bërë femër.

Christopher Dodd, 24 vjeç, dhe Fay Purdham, 27 vjeç janë tashmë një çift bashkëshortësh. Shokët e dikurshëm të fëmijërisë, që tani jetojnë në South Bank, Middlesbrough u rritën së bashku deri në moshën e adoleshencës, kur i humbën kontaktet. Fay, e cila ka lindur si mashkull me emrin Kevin, nisi të merrte hormone për t’u shndërruar në femër kur ishte në moshën 23-vjeçare.

“Kur e pashë Fay-n për herë të parë, rashë menjëherë në dashuri me të, – tregon Christopher, i cili studion kimi në universitetin e Middlesbrough. – M’u desh ca kohë që ta kuptoja se ajo ishte miku im i fëmijërisë, Kevin, por asnjëherë nuk e pashë atë ndryshe nga një femër e bukur”, thotë ai.

GRABOVCI: ABSURDE TË MENDOHET KOMPLOTI NDAJ LIMAJT

Partia Demokratike e Kosovës është e qetë dhe nuk u frikësohet shkrimeve për komplot ndaj kryetarit të Nisma për Kosovën Fatmir Limaj.

Partia Demokratike e Kosovës është e qetë dhe nuk u frikësohet shkrimeve për komplot ndaj kryetarit të Nisma për Kosovën Fatmir Limaj.

Nënkryetari i PDK-së Adem Grabovci në një intervistë për KosovaPress thotë se kurrë nuk do të ketë asnjë argument se PDK ka provuar të bëjë ndonjë komplot për dënimin e Limajt, madje thotë se ato që janë shkruar janë krejt të dukshme dhe të paprekshme.

Ndërsa, i ka quajtur gabim të madh deklaratat e bashkëpartiakut të tij Bajram Rexhepi, duke thënë se ai është personi që ka përfituar më së shumti nga PDK-ja, duke qenë kryeministër, kryetar i Mitrovicës dhe dy mandate ministër.

Grabovci flet edhe për Gjykatën Speciale, për të cilën thotë se nuk i frikësohen, derisa ka ftuar të gjithë që me fakte dhe argumente të dëshmojnë luftën e drejtë të popullit të Kosovës dhe UÇK-së.

Ndërsa, rreth shkuarjes apo jo të Forcave të Armatosura të Kosovës në veri, Grabovci thotë se ushtria e Kosovës do ta kryej obligimin e vet kushtetues e ligjor që të shkel në gjithë territorin e Kosovës por duhet edhe ta respektoj marrëveshjen me NATO-në.

Ish-zëvendësministri i Transportit dhe Post-Telekomit, Adem Grabovci, në kohën kur Fatmir Limaj ishte ministër, thotë se është absurde të mendohet se PDK-ja ka tentuar të organizojë komplot për ta dënuar Limajn, derisa ndihen të qetë dhe nuk frikësohen se dikush mund të ketë argumente për këtë.

Grabovci: Komploti ndaj Limajt, absurd

“Unë po e them, jo që nuk frikësohet, por është absurde vetëm të mendohet diçka të tillë, e leje që mund të bëhet fjalë për diçka të tillë. Absolutisht, këto mund t’i lansoj dikush me qëllime të caktuara me prapavija të ndryshme, megjithatë, PDK, unë si pjesëtar i saj, si një nga njerëzit me përgjegjësi, absolutisht e ndijë vetën shumë komod, shumë të sigurt dhe shumë mirë me punën, me angazhimet e PDK-së. Absolutisht kjo nuk do të thotë se unë jam i kënaqur me çdo gjë që ka bërë dhe bënë PDK-ja me angazhimet e saj, unë pres që në të ardhmen PDK të jetë edhe më aktive, dhe më e suksesshme, sepse vendi jonë, populli jonë ka nevojë për angazhime shtesë, ka nevojë që t’i mobilizojmë të gjitha kapacitete tona intelektuale dhe të gjithmbarshme”, tha Grabovci për KosovaPress.

Nënkryetari i PDK-së, thotë se nuk kanë nevojë të merren me diçka të padukshme dhe të paprekshme. Madje, sipas tij, PDK kur është në pyetje Limaj, ka respekt për të kaluarën e tij, kontributin që ka dhënë në të gjitha periudhat kohore gjatë kohës sa kanë qenë bashkëpartiak.

Ndërsa, duke komentuar deklaratat e bashkëpartiakut të tij, Bajram Rexhepi, se SHIK-u ka kapur PDK-në dhe institucionet, Grabovci i ka quajtur të gabuara sepse është njeri prej njerëzve që më së shumti ka përfituar nga PDK-ja.

Bajram Rexhepi përfitoi shumë nga PDK-ja

“Do ta quaj gabim për të gjithë ata që kanë përfituar shumë nga PDK-ja, dhe njëri ndër njerëzit që ka qenë shumë i respektuar është Bajram Rexhepi. Duke filluar nga mandati i kryetarit të Mitrovicës, të qenit kryeministër i vendit është nder i jashtëzakonshëm dhe të qenit dy mandate si ministër, prandaj nuk janë pak. Asnjëri prej neve nuk kemi lindur që të jemi të përjetshëm në një përgjithësi ku na caktohet. Është qytetari i Kosovës ai që vlerëson punën tonë. Për mendimin tim Bajram Rexhepi ka gabuar shumë rëndë, dhe shpreh keqardhjen që Rexhepi e ka dëmtuar personalitetin e vet dhe asgjë tjetër nuk ka ndodhur”, tha Grabovci.

Pavarësisht këtyre deklaratave, sipas tij, PDK është unike, ka një lider që aktualisht nuk ka lider tjetër, është i pakontestueshëm dhe është i respektuar nga të gjitha nivelet e PDK-së.

Në këtë intervistë, nënkryetari Grabovci flet edhe për shkuarjen e Forcave të Armatosura të Kosovës në veri, duke thënë se FAK-u do të shkojë në gjithë territorin e Kosovës, sepse kështu e ka të obliguar me ligj dhe Kushtetutë.

FAK-u do të shkel në gjithë territorin e Kosovës

“Unë thash që ushtria e Kosovës duhet të veprojë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet dhe ushtrisë së Kosovës i garantohet dhe ka obligim të shkel në krejt territorin e Kosovës, dhe absolutisht nuk ka pse frikësohet, duhet të frikësohet atëherë si ushtria por edhe çdo qytetarë kur bënë shkelje të ligjit kur nuk respekton Kushtetutën. Prandaj, ne do të veprojmë në përputhje me Kushtetutën, do të veprojmë edhe me marrëveshjet dhe jam shumë i sigurt se ushtria e Kosovës do të jetë atje ku do të ketë nevojë çdo qytetar… në mënyrë absolute as që e diskutoj diçka të tillë, për mua nuk e vë në dyshim diçka të tillë se ajo do të shkojë dhe unë vlerësoj se nuk ka të keqe nëse ushtria e Kosovës bën lëvizje të përbashkëta me forcat e KFOR-it, gjegjësisht të NATO-së”, theksoi Grabovci.

Megjithatë, sipas tij, duke qenë se tashmë formimi i Forcave të Armatosura është punë e kryer, duhet të respektohen edhe marrëveshjet që kanë me NATO-n, sepse ushtria e Kosovës synon të jetë anëtare e saj brenda pak kohëve dhe se NATO ka dhënë kontribut të madh në formimin e kësaj force.

Ndërsa, duke folur për Gjykatën Speciale, Grabovci thotë se ata nuk i frikësohen asaj meqë lufta e UÇK-së dhe popullit shqiptarë ishte e drejtë dhe çlirimtare.

Nuk i frikësohemi Gjykatës

“Ne nuk kemi nevojë t’i frikësohemi dhe nuk i frikësohemi asnjë lloj gjykate, përkundrazi ajo që kërkojmë ne dhe që duhet të ndodh dhe presim të ndodh që vërtetë të kemi një proces të drejt, të kemi drejtësi të pandikuar, por vërtetë që i merr për bazë argumentet dhe argumentet janë në anën tonë. Absolutisht ne duhet të jemi të guximshëm dhe të vendosur që ta mbrojmë luftën tonë, t’i mbrojmë vlerat tona që të dëshmojmë mbi bazën e fakteve dhe argumenteve të cilat janë të bollshme”, u shpreh ai.

Sipas tij, dihet qartë se kush ka bërë krime në Kosovë, por edhe ndaj popujve tjerë, si në Kroaci, Bosnjë e Slloveni.

Në Kosovë është absurde të mendohet për krime të luftës

“Në Kosovë është absurde të mendohet për krime të luftës, e aq më tepër të akuzohet dikush për krime të luftës. Një gjë duhet ta kemi të qartë se kush ka kryer krime lirisht mund të themi edhe gjenocidë, që nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe së fundi në Kosovë, është shumë e qartë ka qenë regjmi i Millosheviqit, që fatkeqësisht edhe sot mbeturinat e atij regjimi janë në skenë, dëgjohet fjala e tyre, dhe mund të konstatojmë dhe të themi se ende kanë mbetur pa u ndëshkuar kryerësit e këtyre krimeve mizore që kanë ndodhur jo vetëm kundër popullit shqiptarë por edhe gjithë popujve të tjerë”, tha Grabovci.

Ai shtoi se është shumë i sigurt se sikur në të kaluarën edhe tash cilido proces të organizohet dhe të ndodh do ta dëshmojnë të njëjtën gjë, pastërtinë e luftës së popullit shqiptarë, pastërtinë e luftës së UÇK-së, si një luftë të drejtë çlirimtare.

Ai thotë se edhe ky ligj për Gjykatën Speciale do të miratohet si gjithë ligjet tjera. Grabovci thotë se do të konsultohen edhe ekspertet, edhe të shoqërisë civile dhe aty ku ka vërejtje që bien ndesh me interesat e vendit, me ligjet me kushtetutën duhet të korrigjohen. 

RAPORTI 24-ORËSH NGA POLICIA E KOSOVËS

Raporti i Policisë së Kosovës, botohet pa ndërhyrje për të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur brenda 24 orëve në tërë territorin e Kosovës, duke përfshirë edhe kufijtë e saj.

Informacione lidhur me pritjet në dalje nga Kosova për në Serbi në pikë-kalimet kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë, gjendje kjo e cila është përmirësuar në orët e pasdites.

Me qëllim të njoftimit të qytetarëve dhe gjithë opinionit të gjerë, ju informojmë së në pikë-kalimin kufitar Merdare dhe Dheu i Bardhë që lidhë Republikën e Kosovës me atë të Serbisë sot (06 prill 2015) në orët e hershme të mëngjesit janë krijuar kolona dhe pritje të gjata në dalje nga Kosova për në Serbi.

Departamenti i Policisë Kufitare edhe përkundër shtimit të personelit policor dhe aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, informon se në pikë-kalimin kufitar Merdare, në orët e hershme të mëngjesit në dalje ka pasur kolon mbi një (1) kilometër dhe pritjet kanë zgjatur nga (1) orë deri në (2) orë, varësisht prej frekuentimit të automjeteve.

Po ashtu edhe në pikë-kalimin kufitar Dheu i Bardhë, në orët e hershme të mëngjesit janë krijuar kolona me pritje të në dalje me më pak se një (1) orë.

Gjendja tani në ora :14:00

Tani në orët e pasdites situata e pritjeve është përmirësuar, në pikë-kalimin kufitar te Dheu i Bardhë nuk ka pritje fare, ndërsa në Merdare pritjet janë të shkurtra me kohëzgjatje deri në 30 minuta, pritje këto të cilat bazuar në intensitetin e punës dhe frekuentimit të automjeteve pritet së shpejti të eliminohen dhe të mos ketë pritje fare.

Vlen të potencohet se nga ana e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, puna është duke u zhvilluar normalisht me kapacitete dhe intensitet të shtuar, mirëpo kolonat-pritjet janë shkaktuar si rezultat i fluksit të automjeteve dhe procedurave që aplikohen gjatë plotësimit të dokumenteve-formularëve përkatës nga autoritetet serbe.

RAJONI I PRISHTINËS

INCIDENTET KRIMINALE

ARMËMBAJTJE PA LEJE
Prishtinë05.04.2015-03:30. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka informuar se derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, aksidentalisht është goditur nga një veturë tjetër, nga e cila ka dalur një person i panjohur dhe me armë në dorë në mënyrë kërcënuese iu ka drejtuar ankuesit. I dyshuari pastaj është larguar nga vendi i ngjarjes. Njësiti përkatës policor është duke hetuar rastin.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Fsh. Bardhosh, Prishtinë 05.04.2015-00:05. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar vuajtje të dënimit në burgun e Lipjanit.

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
• Fsh. Mramor, Prishtinë 05.04.2015-09:00. Raportohet se ngasësi i mashkull Shqiptar shtetas i Serbisë duke lëvizur me veturën e tij, nga pakujdesia ka rënë në liqen e Badovcit. Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar katër persona, të cilët janë dërguar në QKUK dhe pas trajtimit mjekësor të njëjtit janë liruar në shtëpi. Në vend të ngjarjes kanë dalur njësiti i zjarrfikësve dhe njësiti i FSK-së, të cilët kanë nxjerr nga liqeni veturën e fundosur.
• Fsh. Sllatinë, Fushë Kosovë(NN) 05.04.2015-14:40. Raportohet se një femër shtetase e Turqisë duke lëvizur me veturën e saj, nga pa kujdesia ka shkaktuar vetë aksident trafiku, ku si pasojë lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Njësiti përkatës policor është duke hetuar rastin.


RAJONI I GJILANIT

INCIDENTET KRIMINALE

ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fsh.Bolevc, Novobërdë 15.04.2015-12:00. Raportohet se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull serb, është gjetur dhe konfiskuar një revole e tipit TT me gjashtë fishekë të kalibrit 7.62mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
• Rr.Muharrem Ibrahimi, Gjilan 05.04.2015-19:20. Në bazë të dy urdhëresave lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit.
• Rr.Mulla Idrizi, Gjilan 05.04.2015-21:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekovnicës.

RAJONI I FERIZAJT

INCIDENTET KRIMINALE

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Fsh. Greme, Ferizaj 05.04.2015-03:00. Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht në shtëpinë e tij viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore. Në vend-ngjarje është gjetur dhe konfiskuar një revole e tipit TT me tre fishekë të kalibrit 7.62mm, si dhe është vërejtur se vetura e viktimës ishte e dëmtuar nga një predhë. Viktima ka pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

MJET I DYSHUAR SHPËRTHYES
Fsh. Belinc, Shtime05.04.2015-NN. Një mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se kishte vërejtur një mjet të pashpërthyer. Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësia për deminim e KFOR-it ka asgjësuar mjetin pa incidente.

VETËVRASJE NË TENTATIVË
Ferizaj 05.04.2015-13:17. Raportohet se një mashkull K/Shqiptar ka tentuar që të vetëvritet duke qëlluar veten me armë të zjarrit. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Në vend të ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe gëzhoja e kalibrit 9mm. Njësiti përkatës policor është duke hetuar rastin.

RAJONI I PRIZRENIT

INCIDENTET KRIMINALE

VJEDHJE E RËNDË
Fsh. Zhur, Prizren 04.04.2015-23:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që të njëjtit dyshohet se me forcë kanë depërtuar në shtëpinë viktimës mashkull K/Shqiptar dhe kanë vjedhur një sasi ari në vlerë rreth 4800 €. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. 

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Suharekë 05.04.2015-11:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që të njëjtit me qëllim të frikësimit të fqinjit të tyre viktimës mashkull K/Shqiptar, kanë shtënë me armë zjarri në ajër. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një armë zjarri gjysmë automatike me 15 fishek dhe 4 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Rr. Wiliam Woker, Prizren 05.04.2015-14:20. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.

RAJONI I PEJËS

INCIDENTET KRIMINALE

KANOSJE/ARMËMBATJE PA LEJE
Rr. Dëshmoret e Kombit, Deçan 05.04.2015-03:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti e ka kërcënuar duke i drejtuar armën e zjarrit viktimës mashkull K/Shqiptar. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e tipit C.Zastava. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

MJET I DYSHUAR SHPËRTHYES
Fsh. Bellopojë, Pejë 05.04.2015-17:50. Një mashkull K/Shqiptar ka informuar se ka hasur një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësit policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësia për deminim e FSK-së kanë larguar mjetin shpërthyes pa incidente.

ARRESTIM NË BAZË TË URDHËRESËS
• Pejë(NN)25.04.2015-05:19. Në bazë të kërkesës së lëshuar nga zyra e Interpolit, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe me urdhër të Gjykatës Themelore Pejë, të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit.
• ANP Adem Jashari (NN)05.04.2015-08:40. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

RAJONI I GJAKOVËS

INCIDENTET KRIMINALE

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Fsh. Llugagji, Gjakovë04.04.2015-20:10. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se në rrethana të panjohura, është përfshirë nga zjarri një shtëpi e pa banuar. Njësit policore dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

RAJONI I MITROVICËS

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
• Fsh. Doberlluk, Mitrovicë 05.04.2015-13:10. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturave civile, ku si pasojë e aksidentit janë lënduar dy femra K/Shqiptare të cilat janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
• Vushtrri 05.04.2015-09:35. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturave civile, ku si pasojë e aksidentit janë lënduar të dy ngasësit meshkuj K/Shqiptar të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. 
• Vushtrri 05.04.2015-09:35. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturave civile, ku si pasojë e aksidentit janë lënduar katër meshkuj dhe një femër K/Shqiptar-e. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

RAJONI I MITROVICËS – VERI

INCIDENTET KRIMINALE
Asgjë me rëndësi për të raportuar.

POLICIA KUFITARE

INCIDENTET KRIMINALE

KONTRABANDIM ME MIGRANT
ANP Adem Jashari 05.04.2015-11:00. Raportohet se është arrestuar një i dyshuar mashkull shtetas i Turqisë, pasi që i njëjti ka tentuar që ti dërgojë ilegalisht për në shtetet e Evropës dy viktima meshkuj shtetas të Turqisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

STATISTIKAT E PËRGJITHESHME
Aksidente fatale 000
Aksidente me të lënduar 015
Aksidente pa të lënduar 032
Tiketa trafiku të shqiptuara 696
Arrestime 014
Në mbajtje 011

ARMAND DUKA: SHISJA KASETA E ÇORAPE GRASH

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka rrëfyer jetën e tij dhe fillimet në biznes.

Si keni jetuar në komunizëm?

Nuk jemi trajtuar keq. Kam pasur dy prindër arsimtarë dhe ne donim të bënim patjetër shkollën e lartë.

Kur jeni dashuruar për herë të parë?

E vështirë kjo pyetje. Përpara ca kohësh thashë që nuk e di nëse kam dashuruar akoma, por pata probleme në shtëpi. Tani dua t’i them bashkëshortes: jam dashuruar kur të njoha ty.

A ka pasur një tutor në arritjet tuaja?

Prindërit e mi. Deri në shkollën e mesme, kam mësuar me nënën time. Isha dembel dhe ajo lexonte për të më mësuar mua.

Kur ka nisur marrëdhënia me futbollin?

Nuk kam pasur ndonjë pasion të veçantë për të luajtur futboll. Pas viteve ’90 kishim ndonjë mundësi për të luatur me Shijakun. Ardhja në krye të FShF-së nuk erdhi si pasojë e pasionit të futbollit. Nuk e dija që kishte një president dhe më dukej qesharake.

Sa e vështirë është që të nisësh një biznes në Shqipëri?

Kam bërë një kontrabandë të vogël përpara komunizmit. Nuk kisha fatin të dilja jashtë Shqipërie, por shisja ndonjë orë këtu në Shqipëri. Ndoshta kisha instinkt të fshehur biznesmeni.

Ku keni shkuar për herë të parë?

Në Greqi kam shkuar me vizë false. Përveç të gjithë dyqaneve që ishin plot, shihja edhe kioska të mbushura plot. Aty kuptova që sistemi në Shqipëri duhet të ndryshonte.

Çfarë kërkonit nga biznesi?

Si fillim doja thjesht të fitoja diçka për vete, sepse nuk besoja që do të ndryshohej regjimi. Doja vetëm diçka për shtëpinë time. Atëherë isha vetëm 29 vjeç.

Çfarë sollët për herë të parë?

Kaseta magnetofoni dhe çorape grash.

Kur e bëtë milionin e parë?

Që në atë kohë. Duhej të merrje sa më shumë para. Megjithatë, nga ajo kohë deri tani nuk i plotëson asnjëherë paratë, sepse duhet të marrësh borxhe.

Është e lodhshme të bësh jetën e një biznesmeni?

Sigurisht që po. Aq më tepër që në vendin tonë ka shumë gjëra të paparashikueshme. Je i ekspozuar karshi shumë faktorëve që të shohin si armik dhe jo si partner. /Vizion plus/Shekulli Online/

“Edona James”-Kujta, përfundon në burg?

Kujta, i njohur me emrin artistik si Edona James mund të perfundoi në burg. Transgjinori kosovar që jeton në Gjermani e ka paditur në gjykatë ish yllin e famshëm gjerman, Stefan Efenberg.

Padia e tij (e saj) lidhet me shumë akuza që nga marrja e borgjit, seks të dhunshëm, përdorim droge dhe presion psiqik.

Por disa media gjermane shkruajnë se Edona James-Kujta mund të përfundoi në burg sepse akuzat janë të rrejshme dhe të pa argumentuara.

Edona James thuhet se ka mbetur pa para kohëve të fundit dhe se për këtë ka vendosur të hyjë në procese gjyqësore për të përfituar materialisht.